Ish-konkurentja e emisionit të njohur të përputhjes së çifteve, Shqipe Hysenaj, që nga largimi i saj nga emisioni është duke hedhur “bo mba” për konkurentët dhe kryesisht për Andin dhe Tean. Më herët, gjatë kësaj jave Shqipja përmes një “Instastory” tha se do të demaskonte Andin dhe e bëri. Ajo postoi disa mesazhe zanore që ky i fundit i ka dërguar në “ËhatsApp”. Kujtojmë se shkaku i reagimit të Shqipes është bërë deklarata e nënës së Andit e cila kur shkoi në emision tha se djali i saj s’ka patur asgjë me te, por e donte vetëm për të parë reagimet e Teas, ndërsa Shqipja përmes mesazhit zanor tregoi diçka tjetër.
Ndërkohë, as Tea as Andi nuk kanë reaguar rreth këtyre fotove, ndërsa Shqipja vazhdon të publikojë “bo mba” të reja në lidhja me “çiftin” në fjalë. Shqipja kishte paralajmëruar edhe më herët se ditën e sotme do të zbulonte diçka të rëndësishme. Ish-konkurrentja pretendon tashmë se e vërtetë në prapaskenat e emisionit është mes Teas dhe Beartit, konkurrentit të larguar disa javë më parë.
Madje, ajo ka publikuar edhe disa foto ku Tea shfaqet e veshur me bluzen e Beartit, teksa shkruan:
Tea, shkove ti në Kosovë e more bluzën? Apo erdhën ta sollën këtu? Dhe ti e di mirë për kë dhe çfarë bëhet fjalë. Dhe mos u argumentoni me fjalë të kota gjasme e dinit për voice-n që unë do hidhja, sepse unë nxjerr dhe materiale që s’jua merr mendja kurrë që unë i kam, apo jo Andi? Për këdo që ka dyshime, çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private. Meridian Ramçaj bëhu gati, sepse sot ka diçka të lezetshme, do i griset vello nuses.