Luana prej vitesh e ka mbajtur hermetike jetën private megjithatë tashmë të gjithë e dimë që ajo është në një lidhje me Krenarin. Çifti janë kapur mat shpeshherë, madje bashkëjetojnë dhe kishin bërë plane për martesë, thanë mediat.
Por së fundmi një veprim i Luanës i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ajo dhe Krenari janë ndarë ose lidhja e tyre mund të jetë në krizë.
Moderatorja i ka prerë flokët shkurt dhe pasi tregoi pamjen e re, i pyeti fansat se cila është arsyeja pse një femër e merr këtë vendim. “Një femër që pret flokët është gati për të ndryshuar jetën e saj”, i komentoi një ndjekëse dhe Luana e miratoi: “Korrekt”.
Një ndryshim drastik me flokët ndodh kur një femër ndahet dhe është gati për të nisur një jetë të re prandaj kjo ka nxitur thashethemet për ndarje.
Për më tepër “Iconstyle” ka vënë re se Luana nuk e ndjek më Krenarin në Instagram.
Sesi qëndron e vërteta mbetet të na e thotë vetë Lui.