Një vit më parë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë. Monika solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Enkeleida.

Loriku dhe Monika janë kujdesur të mos postojnë shumë foto me vajzën në rrjete sociale, por sot ish-kapiteni ia ka ëmbëlsuar mbrëmjen ndjekësve.

Loriku ka postuar një foto ku shfaqet me Enkeleidën duke e puthur në kokë dhe e ka shoqëruar postimin me një zemër.

\