Çdo ditë e më shumë në rrugët e Tiranës po bëhet e zakonshme të shikosh persona që kanë bërë pjesë të familjes së tyre një katërputrosh.
Në shumicën e rasteve personat janë të përgjegjshëm, por ka dhe nga ata që sigurisht nuk janë të tillë. Për më tepër në Shqipëri tashmë është bërë e modës që shumica e shqiptarëve të blejnë, apo “adoptojnë” qenushë që gjëjnë rrugës.
Mbremjen e sotme është regjistruar një ngjarje e “shëmtuar” ku një burrë është shfaqur duke kapur një qenë dhe e god itur atë me shkop. Ky nuk është rasti i parë që ndodh diçka e tillë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në “Vasil Shanto”.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku shfaqet personi duke kapur qenin sikur është duke mbajtur një qese dhe jo një kafshë shtëpiake.
Ndërkohë, krahas videos shkruhet:
A ka burra kafs hëdashës a ska? Ky plerë I jep raki qenushit bebush e kap prej fy ti e përpl as përtokë. Kush mundet t’ja marri ke Vasil Shanto ta lerë qenushin të lirë, nuk e ushqen, vetëm i jep raki dhe ego det me shk op shikoni si e kap ndih moni qenushin.