Pjesë e ‘Daily Love Story” ditën e sotme kanë qenë tre prej ish-konkurrenteve të spektaklit “Love Story”, Klea, Drita dhe Ariana. Vajzat kanë folur për eksperiencën e tyre në këtë romancë televizive.
Ato janë pyetur se çfarë do të bënin nëse Saimiri do t’i ftonte në dasmë, pasi spektakli të ketë përfunduar.
Klea u përgjigj e bindur se nuk do të ketë fare dasmë.
“Nuk e mendoj fare, sepse kjo dasma nuk do ndodhë”, -tha ajo.
Ndërsa kur u pyet për momentin më të sikletshëm në Love Story, ish-konkurrentja përmendi sërish prerjen e flokëve. E pyetur nga gazetarja Eva Huli se si qëndron kjo çështje kaq e diskutuar dhe se kush e de tyroi të pri ste flokët, Klea sqaroi njëherë e mirë të vërtetën, duke theksuar se nuk ia preu askush, por pas sugjerimeve, vendosi t’i priste sepse mendoi se i shkonin.
“Momente të sikletshme kam pafund, por do të veçoja atë kur vendosën që unë të prisja flokët. Jo se mori njeri gërshërët dhe m’i preu, se nuk do mund ta bënte askush dhe sidomos mua. Por duke qenë se unë i kisha prerë edhe dy herë të tjera vetë, mendoja se më shkonin, sepse nuk e kisha parë ndonjëherë veten në kamera”, -sqaroi Klea.
Ndërsa si një tjetër çast të sikletshëm, ajo ka përmendur momentin e eliminimit, pasi kishte një dëshirë të madhe për të shkuar deri në fund.