Pas disa ditësh pauze, Lediana është rikthyer në emision. Por, kthimi i saj nuk ka qenë dhe aq i mirë, pasi e ka nisur me të qara. Ajo kaloi një moment të pakëndshëm në takimin me Mevlanin, pasi e priti atë për një orë. Por, siç duket Lediana e ka përjetuar shumë keq këtë vonesë dhe është shfaqur duke qarë. Ajo tha se nuk kishte pritur kurrë një mashkull aq gjatë, duke theksuar se pasi Mevlani mbërriti nuk i kërkoi as falje.
Më konkretisht, Lediana është shprehur se:
Atë ditë lash takim me dentisten se kisha dhimbje dhëmbi. Mevlanin po e prisja dhe kur i tha produksionit që ka trafik, ok e besova. U preka sepse ishte hera e parë që prisja një mashkull. U futa brenda që mos më shihnin të prekur dhe lotët rrodhën.