Piktori Mustafa Arapi ka ndërrùar jetë prej COVID-19 në moshën 70-vjeçare.
Ai nuk e fitoi dot bétejën me vírusin pasi ishte shtrùar prej ditësh në spítal.
Lajmin e bën të ditur vajza e saj, Dorina e Arapi e cila zbùlon se piktori ka vdékur në mesnatë dhe lé dhe një mesazh prékës për babain e saj të ndjérë.
Disa ditë më parë ajo zbùloi se Mustafa Arapi ishte shtrùar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kùshtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.
Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë.
Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.
Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
STATUSI NGA DORINA ARAPI
Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta
Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.
Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!
Të duam përjetësisht!