Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të hum. bur”, ndërsa sot Aida i mungon ekranit.
Moderatorja ka treguar si ia mbyllen emisionin, çështjet e pazgjidhura që i kanë mbetur pe. ng nga “Njerëz të hum. bur”, e deri tek jeta e saj personale.
Për emisionin ajo tregon për GSH: “ma mbyllën. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime.
Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar.
Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam li. gësh tuar dhe mendoja se ku ga. bova? Pse?
Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë? Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin.
Të gjitha i shkat. ërruan. Në fakt janë shumë “pse” që unë edhe sot nuk u jap dot përgjigje. Për mua, ai nuk ishte vetëm një emision televiziv, por ishte një mision ku ne, një grup gazetaresh po bënim diçka që nuk po e bënte asnje. Ju jeni dëshm. itarë vetë të rasteve që ne kemi gjetur”.