Boboshtica, fshati turistik i Korces, prej vitesh ka pak banore.
Te rinjtë janë larguar ne emigracion, kryesisht ne Greqi apo edhe vende te tjera te Europes. Por pas tyre edhe me te vjetrit emigrojnë ne dimër.
Te rinj nuk ka thuajse fare dhe shtepite janë mbyllur. Dyert e tyre hapen kur ngrohet moti dhe kur me te vjetrit kthehen për tu kujdesur per to e per tu marre me punët e verës.
Prej vitesh te moshuarit e këtij fshati i ikin dimrit, stinës qe shton veshtiresite dhe nevojën e përkujdesjes për ta.
Edhe keto dite qe ne Korce temperaturat u ulen ne ekstrem për ata qe kane mbetur këtu janë te vështira, por banoret ishin parapërgatitur, sepse gjithçka te domosdoshme e kishin siguruar qe ne vere.
E vetmja veshtiresi per ato 50 familje qe i mbajnë dyert e shtëpi hapur është zbrazëtia.
Fundjavave ne fshat shtohen lëvizjet dhe gjallëria nga pushuesit qe zgjedhin fshatin per natyrën e bukur dhe restorantet ku ofrohen gatimet aq te shijshme, ndërsa ne ditët e tjera fshati i kthehet rutinës se tij.