Nga e mërkura pritet rritje e temperaturave të ajrit ne te gjithe vendin.
Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, meteorologia Adiola Bani theksoi se një pjesë e mirë e territorit do të kalojë në vlera pozitive gjatë të mërkurës, ndërsa pritet të ketë dhe prezencë të reshjeve të shiut.
“Moti i kthjellët sjell temperatura të ulta gjatë dimrit duke bërë që në zonat malore mëngjesin e sotëm ka shënuar -2 gradë celcius. Presim rritje graduale nga mëngjesi i sotëm por me një gradë. E mërkura dhe në vijim sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit jo vetëm në zonat malore por dhe në ato bregdetare duke bërë që një pjesë e mirë e territorit gjatë mesditës të kalojë në vlera pozitive gjatë të mërkurës.
E enjtja, e premtja dhe fundjava sjellin vlerat tipike të muajit janar ku në zonat malore termometri do të ngrihet në -3 apo -4 gradë ndërsa maksimumi fundjava sjell temperatura deri në 12 apo 13 gradë celcius por prezencë të reshjeve në territorin shqiptar. Presim që dita e mërkurë, e enjtja dhe fundjava të sjellë forcim të parametrave të erës. Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 60 apo 65 km/orë duke sjellë dallgëzim 5 apo 6 ballë.”, u shpreh Bani.
Përsa i përket rajonit, Bani shtoi: “Dhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi deri të mërkurën do të vijojnë me temperatura të ulta sidomos gjatë mëngjesit. Kosova dhe Maqedonia kanë patur gjatë mëngjesit temperatura -12 apo -13 gradë por duke filluar nga nesër në mesditë dhe fundjava sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave, por presim reshje dhe kryesisht të përzier me borë. Zonat turistike mbeten të ftohta dhe do të kemi reshje bore.”