Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa ishte e ftuar në “Prive”. Gjatë intervistës, Rovena pranoi se është në një lidhje. Ajo tha se ndihet e lumtur, mirëpo nuk e zbuloi identitetin e partnerit.
Së fundmi, në një program televiziv në Kosovë, Rovena ka dhënë detaje të reja rreth njeriut që i ka marrë zemrën. Ajo ka zbuluar se partneri i saj është nga Kosova.
Kujtojmë se këngëtarja është treguar aktive dhe në muzikë. Pak javë më parë ajo publikoi këngën “Le të thyhen gotat”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.
Burimi: “Prive”