Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja, Leonita do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Leonita, me anë të një postimi në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto krah Granitit dhe vajzës së tyre të parë, Ayanës. Në sy bie barku i saj i rrumbullakosur, i cili lë të kuptohet që është disa muajshe shtatzënë.
“Ayana do të bëhet motër e madhe. Mezi presim të të takojmë ëngjëll i vogël”, ka shkruar Leonita krahas fotos.