Mikesha ju pershendes te gjithave kudo qe jeni. Sot dua tju prezantoj 3 receta BIO per zbardhjen e lekures ne kushte shtepie ne 7 dite. E kush mund t’i rezistojë një fytyre të bardhë si porcelani, ku çdo produkt kozmetik i aplikuar në të ngjan me pikturë të vërtetë?!
Historikisht, lëkura e bardhë ka qenë nga më të dëshiruarat e femrave, gjë që vazhdon deri në ditët tona (megjithëse jo në të njëjtën shkallë). Ruajini qe ti keni gjithmone.
Ngaqë nuk jeni të pakta ju që doni të keni një fytyrë të bardhë si bora, vendosa t’ju postoj disa receta të efektshme për realizimin e dëshirës suaj. Me poshte keni 3 receta te cilat do tju ndihmojne te keni nje lekure te paster dhe te bardhe si bora.
1.Maskë me mjaltë dhe limon
Në një tas shtoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë me njëra-tjetrën dhe pastaj aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në javë.
2.Maskë me qumësht pluhur
Në një tas shtoni 1 lugë gjelle qumësht pluhur, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini bashkë dhe përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 10 minuta. Lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1-2 herë në javë. Ndajeni me miqte qe ta ruani gjithmone.
3.Maskë me kastravec dhe limon
Përzieni bashkë 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle lëng kastraveci. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 15 minuta. Në vazhdim, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në 2 javë.