Reperi i njohur e shumë i suksesshëm me këngët e tij, Getinjo ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instastory që ka shqetësuar ndjekësit e tij.
Getinjo shfaqet në shtratin e spitalit duke bërë serum dhe shkruan se ndihet sëmurë.
Reperi nuk ka dhënë më shumë detaje ndërkohë që vetëm disa orë më parë shfaqej në gjendje të mirë shëndetësore në një video të publikuar në Instagram, ku bënte rep freestyle.