Viti 2020 ishte një vit i vështirë për këdo, por edhe më i rë ndë për ata njerëz që vuajnë prej ka ncerit. Një doktor me zemër të madhe, vendosi që t’u bënte një dhuratë të bukur të gjithë pacientëve me tu mor, që kishte pritur e kuruar në qendrën e tij spit alore.
Doktori Omar Atik i dërgoi kartolina shumë prej pacientëve me rastin e festave të fundvitit, duke i njoftuar se borxhi që ata kishin kundrejt spitalit ishte shlyer.
Onkologu me origjinë nga Pakistani, hoqi kësisoj në total një borxh prej 650 mijë dollarësh në fatura e shërbime që pacientët e tij i kishin qendrës spitalore.
“Klinika vendosi që të lëshojë të gjitha borxhet që pac ientët i kishin qendrës spitalore. Menduam se nuk do të gjenim kohë më të mirë për ta bërë këtë, sesa tani, kohë kur pandemia ka shkatërruar familje, jetët e njerëzve dhe bizneset. Menduam se mund ta bënim dhe kështu vendosëm ta bëjmë këtë punë”- u shpreh doktori për një media në SHBA.
Madje përpara se të merrte këtë vendim, doktor Atik ka pyetur fillimisht zv.Presidentin e shoqatës së mjekëve në Arkansas, David Wroten.
Ky i fundit tha për median se kur e mori telefonatën, doktori i kishte thënë se donte të sigurohej që të mos kishte ‘keqkuptime’ mbi gjestin e tij.
Doktor Omar Atik e themeloi qendrën për kurimin e kancerit në vitin 1991 dhe që prej asaj kohe i ka shërbyer të sëmurëve. Madje ai është doktori i parë me ngjyrë në historinë e Arkansas, që u bë drejtues i Shoqatës Mjekësore në Arkansas.