Spanja përballet me një mot të acartë që nuk ishte parë në këtë vend prej të paktën dy dekadash.
Temperaturat në qytezën Bello, të njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius teksa dëbora ka zbardhur Madridin, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin kryesor.
Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë mbuluar nga bora e akulli.
Që prej vitit 1920, vetëm 15 ditë ka pasur gjithsej kaq të acarta në historinë e vendit, shkroi në twitter agjensia spanjolle e metereologjisë.
Shumica e Spanjës po përpiqet me shumë zor t`i rikthehet normalisht tre ditë pas reshjesh rekord 30 orëshe dëbore.