Zyliha Miloti (1946). Aktore. Lindi ne Shkoder, me 11janar. Mbaroi liceun artistik’’Jordan Misja ‘’*, me 1965 per aktore dhe nga viti 1967 e ne vijim paraqitet si nje nga aktoret me te suksesshme te Estrades Profesioniste te Shkodres* per rreth 40 vjet. Ka luajtur shume role ne gjethet e shkurtra te humorit, si komedi, me nje dhe disa akte, skece, dialoge ,monologe, parodi kuplete etj.
Ishte plot hir ne skenen, me nje prani aktoriale qe imponohej gjithandej, me ze te plote e te bukur. Shfrytezonte me sens e maturi nendialektin e te folmes se treves se Shkodres, pa e bjerrur ate ne nje zhargon te rende e te pakomunikueshem, perkundrazi duke e selitur e duke i dhene nje tingellim poetik e plot muzikalitet. Krijoi figura grash prepotente e zoteruese ndaj burrave, llafazane apo te llastuara, sikunder edhe femra snobe, malesore disi naïve apo ‘’burrnesha ‘’, zyrtare e intelektale te kohes etj.
Ne aktrimin e saj keqyren me pak elementet e groteskut, duke qene me aktive ato te nje humori me theksa realiste e sjellja sa me prane modeleve jetesore. Ishte partnere e parapelqyer e aktorit te mirenjohur Tano Banushi*, sikurse edhe e Zef Dedes *, me te cilin ka luajtur shume pjese te shkurtra per estrade (Fotografisti, Ne spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zene , Toka jone etj).
Ne vitin 2006 luajti rolin e Gjylit ne pjesen Nje histori e thjeshte te Edmond Mehillit *ne teatrin ‘’Migjeni ‘’, me te cilin fitoi cmimin si ‘’Aktorja me e mire ‘’ne festivalin e aktrimit ‘’Apollon 2006’’. Loja e saj u shqua per finese, elegance, skrupulozitet e vertetesi deri ne hollesite psikofizike, me nje pershtatshmeri te rralle dhe me shkapercime te natyrshme, si te pandjeshme, nga tragjikja te komikja dhe anasjelltas, duke krijuar figuren e nje nene te dhimbsur e plot mall per birin emigrant. Ka luajtur edhe ne disa filma ,ku vecohet te filmi Shoku yne Tili me rolin e nenes dhe te Dy here mat me ate te gruas se drejtorit .Mban titulli ‘’Artiste e merituar’’.