Në emisionin “Më thuaj një dëshirë” me Fjoralba Ponarin u transmetua historia rrënqethëse e mësueses Lumturi Merzheku. Ajo ka dhënë mësim në shumë shkolla dhe është vlerësuar me disa certifikata mirënjohjeje.
Mësuesja është martuar në vitin 1979 dhe dy vite më pas ka mbetur shtatzënë. Fatke qësisht, foshnja ka humbur jetën pas 20 ditësh. Më pas, Lumturia ka përjetuar dhe 5 lindje të tjera të parakoh shme, për t’i hu mbur më pas. Dëshira dhe ëndrra e saj për të mbajtur në krahë një fëmijë i është prerë në mes.
Aktualisht, Lumturia është në pension dhe jeton me bashkëshortin, i cili ka qenë për të mbështetja më e madhe, së bashku me familjarët dhe nxënësit.
Këta të fundit e kanë surprizuar në shtëpi, me ndihmën e emisionit “Më thuaj një dëshirë”, duke sjellë një buzëqeshje në fytyrën e asaj që e kanë konsideruar gjithmonë nënë të dytë.