Kemi menduar gjithmonë se mosha 20-vjeçare është periudha më e mirë e jetës, ajo ku ndihemi më të lirshëm, më të bukur dhe më të çmendur, gjë që i jep një shkëlqim pamjes sonë… por në fakt mund të jemi gabuar.

Sipas një studimi amerikan të Boston University School of Medicine, botuar në revistën shkencore “Jama Dermatology”, ekziston një moshë e saktë, kur femrat duken më të bukura dhe më në formë se kurrë: mosha 38-vjeçare.

Për të arritur në këtë përfundim u analizuan disa femra të famshme të konsideruara si ikona bukurie sipas World’s Most Beautiful List, klasifikim i revistës ‘People’.

Rezultatet ishin të qarta, femrat e lindura në vitin 1979, janë ato që në ditët e sotme po përjetojnë momentet më të mira, sa i takon bukurisë së tyre, shkruan noa.al.

Doktor Neelam Vashi, i Boston University School of Medicine, thotë se femrat nuk duhet të tremben më nga plakja, pasi rreth moshës 40-vjeçare, suksesi i tyre është më i madh.