Në javën e 13-të të Serie A, Milani ishte mysafiri i Sassuolos në Stadiumin Citta del Tricolore.

Rafael Leao, i cili tundi rrjetën rivale vetëm 6,2 sekonda pas fillimit të ndeshjes me pasimin e futbollistit turk Hakan Çalhanoğlu, shënoi golin më të hershëm në historinë e ligës, ndërsa kaloi Milanin në epërsi 1-0. Rekordin e mëparshëm në kampionat e mbante Paolo Poggi, i cili kishte shënuar 8 sekonda pas fillimit me fanellën e Piacenzas në dhjetor të vitit 2001.

Golin e dytë për Milanin e shënoi Alexis Saelemaekers në minutën e 26-të. Ekipi vendas e ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Domenico Berardit në minutën e 89-të dhe ndeshja përfundoi me këtë rezultat.

Deri më tani këtë sezon, Milani mbetet i pamposhtur me 31 pikë dhe vazhdon të kryesojë në tabelën e ligës së parë italiane, ndërkohë që Sassuolo ka 23 pikë.


.