Pamje të reja janë zbuluar nga zënka e Frank Lampardit me Jurgen Kloppit dhe stolin e Liverpoolit të mërkurën. Tani është zbuluar se trajneri i Chelseat i tha gjermanit të ‘shporret’ si pjesë e zënkës në pjesën e parë.

Liverpooli e ngriti trofeun e Premierligës pas një ndeshjeje
drithëruese në mesjavë, në të cilin kishin qenë dy herë në epërsi prej tri
golave para se ta fitonin në fund ndeshjen me rezultat 5:3, transmeton Gazeta
Express.

Lampard ishte përfshirë në një zënkë me stolin e Liverpoolit
para se Trent Alexander-Arnold të shënonte nga një gjuajtje e lirë dhe tani është
zbuluar se çfarë u tha në momentet mes ndërhyrjes dhe golit të shënuar.

Lampardi fillimisht kishte bërtitur: “Si është ky faull? Nuk
ka faull aty”, para se ta fillonte një zënkë me Kloppin, i cili vazhdimisht i
thoshte anglezit të qetësohet.

Më pastaj, Lampardi e vazhdoi zënkën me ndihmësin e Liverpoolit,
Pep Lijnders, i cili vetëm pak momente më vonë e festoi me shumë gëzim golin e
Arnoldit, përderisa Lampardi shikonte.

Klopp tentoi ta mbrojë ndihmësin e tij, duke i thënë Lampardit të mos ia spiunojë ndihmësin, por Lampard iu përgjigj: “Jo, jo. Nëse ai po bën kështu me mua, unë do të them diçka”.

Edhe në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Chelseat
i kritikoi nikoqirët.

“Për mua, unë ishte ndërhyrje e palejuar nga Mateo Kovacic
në Sadio Manen dhe kishte disa gjëra të vogla që nuk bëheshin siç duhej”, tha
Lampard pas ndeshjes, në intervistën e dhënë për SKy Sport.

“Në stol, unë s’e kam asnjë problem me Jurgen Kloppin, ai e
ka menaxhuar skuadrën e tij dhe e ka bërë në mënyrë fantastike. Është një vijë
e hollë mes ndjenjës kur të jesh duke fituar, dhe ata veçse e kanë fituar
ligën, por nuk duhet të bëhen arrogantë”.