Dy moderatoret, Xhemi Shehu dhe Orinda Huta po i kalojnë bashkë pushimet. Prej disa ditësh Xhemi dhe Orinda ndodhen në bregdetin shqiptar ku kanë publikuar foto të shumta në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Pavarësisht se po i shijon këto pushime, duket se Xhemit i mungon shoqja e saj e ngushtë, Arbana Osmani.
“Kur nuk ke Arbanën”, shkruan Xhemi në foton e saj të fundit, por komenti i Arbanës ka tërhequr vëmendjen.
“Ose Orindën”, ka shkruar moderatorja duke shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit, të cilët kanë pohuar se Arbana ndihet “xheloze”.