Qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly raportohet se është duke negociuar me Napolin për rinovimin e kontratës së tij, pasi që ofertat nga Manchester City, Liverpooli dhe Manchester Unitedi nuk kanë qenë të mjaftueshme.
Gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se presidenti
i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka dëshmuar se ai ishte i gatshëm të
shqyrtojë ofertat që i vinin nga klubet e Premierligës, transmeton Gazeta
Express.
Ai madje edhe e ka luajtur çmimin e qendërmbrojtësit në 75
deri në 80 milionë euro, përderisa fillimisht i kishte kërkuar mbi 100 milionë
euro. Kjo ulje është bërë shkaku i krizës në të cilën kanë hyrë klubet shkaku i
dëmeve financiare të shkaktuara nga përhapja e koronavirusit.
Megjithatë, ofertat e ardhura nga klubet e Premierligës
ishin rreth 60 milionë euro nuk ishin aspak të mjaftueshme për ta tunduar
klubin ose futbollistin për një transferim.
Koulibaly është i lumtur në Napoli dhe ai nuk dëshiron të
largohet, kështu që është gati të diskutojë për rinovimin e kontratës së tij, në
mënyrë që ta zgjasë qëndrimin në Stadio San Paolo.
Senegalezi 29-vjeçar ka qenë pjesë e klubit italian që nga
viti 2014, ndërsa kontrata e tij aktuale vlen deri në qershor të vitit 2023.
/Gazeta Express/