Këngëtari Ramadan Krasniqi ka konfirmuar se i është nënshtruar një operacioni, raporton Gazeta Express.
Krasniqi, që njihet edhe si Dani, ka shkruar se pasi që i është nënshtruar kontrolleve mjekët kanë gjetur një çrregullim në zemër për të cilin duhet trajtim.
“Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikoj ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.
Megjithatë, pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësor. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim”, ka thënë ai.
Dani ka zbuluar se pas rekomandimit të profesionistëve mjekësorë ka vendosur stenta.
“Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësor të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndihem shumë mirë, nesër pritet t’i kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësor”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/