Genta Ismajli duket në kulmin e lumturisë që nga lidhja me biznesmenin turk, Huseyin Usta.
Së fundi, Usta publikoi foto dhe video të Gentës gjatë pushimeve në Zvicër, derisa po gjendej në jaht dhe ai e filmonte.
Pranë pozave joshëse, ai i shkroi fjalët më të ëmbla këngëtares, duke treguar edhe një herë dashurinë që ka për të.
“Jeta me ty është më e bukur dhe më e ëmbël. Të dua dashuria ime”, ka shkruar partneri i Gentës.