Nëse ndonjëherë keni shkruar paragrafë të
gjata në telefonin tuaj apo në tablet, duke përdorur tastierën në ekran, e dini
që nuk është përvojë aq e mirë.

Përdorimi i tastierës fizike është më i lehtë
ndoshta pse dëgjojmë dhe prekim fizikisht secilën shkronjë. Por Apple mendon që
mund t’ua ndryshojë mendjen.

Sipas një patenti të zbuluar nga AppleInsifer,
Apple është duke e provuar idenë e tastierës së bërë nga xhami. Duke përdorur
xham, tastiera do të zgjasë më gjatë ngase shkronjat nuk do të shlyhen, por
gjithashtu do të mund të përdoret në pajisje më të vogla si tabletët apo
laptopët, transmeton Koha, shkruan Ubergizmo.

Me përdorimin e xhamit, Apple thotë se do të
mund të ketë ndriçim më të mirë ku do të ndizet e tërë shkronja të cilën e
shtypni.

Nuk është e sigurt nëse patenta i Apple do të
thotë vetëm shkronjat do të jenë nga xhami, apo e tërë tastiera, sidoqoftë,
pritet të shohim ngase ende është vetëm një patentë.