Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Volkswagen, i ka publikuar pamjet e modelit të ri, Arteon Shooting Brake si dhe të variantit më sportiv të këtij modeli, Arteon Shooting Brake R me 316 kuaj-fuqi.
Për herë të parë, modeli Arteon është prodhuar në vitin 2017, por deri më tani nuk është ofruar në modelin karavan, shkruan “Autocar”, transmeton Gazeta Express.
Modelet Fastback dhe Shooting Brake do të fillojnë të shiten në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, bashkë me modelet sportive R. Modeli Arteon Fastback R dhe modeli Arteon Shooting Brake R do të jenë të pajisur me motor 2.0 me katër cilindra, me benzinë, që prodhon 316 kuaj-fuqi.
Për më tepër, modelet sportive do të kenë
shtatë shpejtësi me ndërrues automatik dhe sistemin për tërheqje me katër rrota,
që Volksëageni e quan 4Motion.
Bagashi i këtij modeli ka kapacitet prej 565 litrash, ndërsa me ulëset e pasme të shtrira, ky kapacitet rritet në 1,632 litra.
Sistemi për asistim në vozitje ofron vozitje
pjesërisht autonome deri në një shpejtësi prej 210 kilometrash në orë.
Pritet që modelet e reja të dalin në shitje me
çmim fillestar prej 44,500 eurove.