Aplikacioni Whatsapp ka nisur për herë të parë
ekzekutimin e pagesave digjitale
Vendi i pari i cili do të ofrojë këtë mundësi
është Brazili. Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek
njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.
Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook
Mark Zuckerberg, përmes një postimi në rrjetin social.
”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që
përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më
lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e
vogla të bëjnë shitje në WhatsApp…Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook
Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në
aplikacionet tona, transmeton sinjali.
Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që
e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë
Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për
tregtarët në Brazil. Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në
WhatsApp’‘, shkruan Zuckerberg.