Nazlije Sherifi vuan nga skl eroza glom erulare fo kale e cila ia ka dëmtuar veshkat.
Kjo është arsyeja që asaj i duhet transplanti i veshkës. Kjo ndë rhyrje duhet të bëhet në një spital në Turqi dhe do të kushtojë rreth 200 mijë euro.
Këtë shumë familja e ka të pamundur ta sigurojë, prandaj në disa pika në qytet po mblidhen fonde nga vullnetarë.
Por, ndoshta do të duhen shumë më pak para për shërimin e 19 vjeçares, meqë djaloshi nga Deçani Valmir Aliçkaj ka shprehur dëshirë që vullnetarisht t’ia dhurojë veshkën Nazlijes. Një gjë e tillë mund të bëhet e mundur vetëm pasi të kryhen analizat e përshtatshmërisë që pritet të bëhen së shpejti.