Antonela Berisha është konkurrenjta më e re që i është bashkuar emisionit “Përputhen” dhe që në momentin që erdhi ngjalli shumë debate. Që në puntatën e parë ajo shfaqi hapur pëlqimet e saj për dy prej djemve që janë pjesë e emisionit, për Atdheun dhe Mevlanin dhe këtu fillon ‘sherri’. Ledjana është gjithashtu një prej konkurrenteve që ka të njëjtat pëlqime me Antonelën, por për Mevlanin ka pak më shumë pasi kanë bërë dhe një takim bashkë dhe ky i fundit i ka kushtuar edhe një këngë. Gjatë ditës së djeshme, Antonela zgjodhi Mevlanin për në takim por duket se diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Ledjanës. Në një postim në InstaStory, Ledjana ka postuar një shprehje që duket se është mesazh, për Anotnelën apo Mevlanin ende nuk dihet.