Kiara gjatë këtyre ditëve është përzgjedhur të jetë liderja e shtëpisë së famshme dhe për këtë në spektaklin e djeshëm, asaj iu dha një avantazh në lojë.
Pas shumë ditësh brenda shtëpisë, ku asnjë nga banorët nuk ka informacione nga jashtë, Kiarës iu dha mundësia për t’i patur ato. Asaj iu shfaqën përmes një videoje një përmbledhje çfarë mendojnë jashtë për të, kryesisht të publikuara në media.
Kiara u trondit kur dëgjoi videomesazhin e Efit, kur kjo e fundit shprehur opinionin e saj lidhur me situatën e tensionuar mes moderatores dhe Luizit. Pas kësaj situate, e cila ishte jo edhe aq e lehtë, duket se fansat e Luizit e kanë shpërblyer moderatoren me kthimin e ndjekësve.
Ajo brenda natës ka arritur të rikthejë plotë gjashtë mijë ndjekës. Dite me pare Kiara pati nje humbje te jashtzakonshem te ndjekesve deri ne 40 mije, pas nje debati te bere me Luizin. Shiko foton: