“Faj” titullohet kënga më e re e Beatrix, të cilën e publikoi menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” por vetëm sot, kënga e Trixës është vendosur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku banorët janë emocionuar teksa dëgjonin zërin e këngëtares.

Pas Donaldit, u vu re menjëherë edhe reagimi i Einxhel e cila po qëndronte ulur në oborr së bashku me Beniadën.

Einxhel nuk i ka mbajtur dot lotët teksa Beniada i afrohet menjëherë për ta mbështetur, ndërkohë, Monika e ka përshëndetur Trixën duke bërë simbolin e zemrën me duar.

Të gjithë banorët janë shfaqur mjaft emocional pasi kanë dëgjuar këngën e Trixës.