Preshi është një nga perimet më të vjetra të njohura sot për sot në botë, edhe pse shumë njerëz e nënvlerësojnë, pa ditur se është një depo e vërtetë vlerash ushqyese.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë, kurse pjesa jeshile është e pasur me vitamina dhe subst anca aktive, që forcojnë sistemin imunitetar. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar subst ancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Përmirëson shikimin: Preshi është i pasur me vitaminë A, një vitaminë shumë e nevojshme për funksionimin e duhur të syve dhe për shëndetin e përgjithshëm të tyre.

Pa harruar të përmendim se është një burim i shkëlqyer i zeaksantinës dhe luteinës, dy antioksidantë shumë të rëndësishëm, të cilët mbrojnë indet e ndjeshme të syrit nga rrezet e dëmshme ultravioletë, zhvillimi i katarakteve dhe sëm. undjeve të tjera degj. enerative të syve.

Parandalon shfaqjen e sëm. undjeve kardiova skulare: Preshi ka në përmbajtjen e tij flavonoide që mbrojnë enët e gja. kut nga dëmtimet e shkaktuara prej molekulave hiperaktive të oksigjenit. Kjo metodë e mbrojtjes së enëve të gjakut prodhon gjithashtu një gaz natyror që quhet oksid nitrik ose NO.

Oksid nitrik ndihmon zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gja. kut. Një tjetër avantazh i kësaj perimeje është përqendrimi i lartë i folatit, i cili është në formën e tij bioaktive dhe është në të vërtetë i pranishëm në të gjitha pjesët e bimës, duke promovuar shëndetin e zemrës.

Parandalon aneminë: Ngrënia e përditshme e preshit është një mënyrë e sigurt për t’i siguruar trupit tuaj hekur, i domosdoshëm për të lu. ftuar dhe për të parandaluar aneminë.

Te preshi gjejmë sasi të bollshme të hekurit si dhe të vitaminës B të cilat janë pararendësit e nevojshëm për sintezën e qelizave të gja. kut.

Është diuretik: Preshi është në ndër diuretikët më të mirë natyralë, (diuretik quhet çdo substancë që ndihmon në rritjen e sasisë së natriumit dhe nxjerrjes së ujit të tepër nga trupi juaj përmes urinës.

Diuretikët natyralë janë të dobishëm për ata individë që vuajnë nga hipertensioni, duke përmirësuar funksionet e veshkave dhe reduktuar akumulimin e toksinave të tretshme në ujë ose kripëra