Napoli është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin Fabian Ruiz, pasi që bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij kanë ngecur.

Përfaqësuesi i Spanjës ka kontratë me klubin e Napolit deri në qershor të 2023-s, që nga ardhja e tij në vitin 2018, ai ka kontribuar me 12 gola dhe 10 asistime gjatë 104 ndeshjeve, raporton Gazeta Express.

24-vjeçari po diskutonte për një rinovim deri në qershor të 2025-s, si një lojtar i rëndësishëm i skuadrës në vitet e fundit, por mediat në Itali raportojnë se negociatat për kontratë kanë ngecur.

Sidoqoftë, ato zbulojnë se Napoli mund t’i dëgjojnë ofertat nga 50 milionë euro e më lart.

Për spanjollin interesim ka nga gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona .

Ruiz ka luajtur 12 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke kontribuar një gol dhe një asistim deri më tani.