Georgina Rodriguez udhëtoi për në Katar për të shoqëruar Cristiano Ronaldon në atë që mund të jetë Botërori i tij i fundit.

28-vjeçarja erdhi në vendet arabe me fëmijët e saj për të mbështetur partnerin e saj me shpresën se Portugalia do të fitojë Kupën.

“Kupa e Botës në Katar”, shkruan Georgina në fund të një serie fotosh nga qëndrimi i saj në Kupën e Botës, ku këtë të premte, më 2 dhjetor, ka shoqëruar bashkëshortin e saj në ndeshjen kundër Koresë.

Georgina Rodriguez paketoi valixhet dhe hipi në një avion privat me fëmijët e saj për në Katar për të mbështetur futbollistin portugez.

Disa orë më parë dhe përmes rrjeteve të saj sociale, ndikuesja dhe modelja dokumentoi udhëtimin e saj në Lindjen e Mesme e shoqëruar nga fëmijët e çiftit.

Partnerja e CR7 u prit mirë me një tortë të madhe që kishte figurën e lojtarit, ndër të tjera në përputhje me festën e Kupës së Botës.

Në fakt, Georgina Rodriguez dhe fëmijët e saj udhëtuan të shoqëruar nga më shumë të afërm, dhe së bashku ata mbështetën Cristianon këtë të premte nga stadiumi “Ciudad de la Educacion”.

Veç kësaj, modelja bukuroshe ka përkuar edhe me reperin e njohur amerikan, Tyga , i cili nuk ka ngurruar të realizoi edhe një foto me të, në të cilën ka pozuar edhe djali i madh i futbollistit.

Pas ndeshjes kundër Koresë, Cristiano Ronaldo mund të marrë kohë për t’u ribashkuar me familjen e tij, pasi ditët e fundit ka qenë nën presion të madh.

Ndërsa Cristiano Ronaldo udhëheq fatin e Portugalisë, ai gjithashtu po ndërton rrugën e tij edhe në nivel klubi pas largimit nga Mahnchester United. /Telegrafi/

Shiko fotot: