Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka pasur një vit mjaft të suksesshëm për sa i përket muzikës.

Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Babe” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, nga paraqitja në koncertin e saj të fundit.

Ajo është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese e veshur me një kostum transparent me viza të zeza, i cili theksonte siluetën e saj të trupit.

“Anija kozmike pikon”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Era përndryshe ka shënuar një rikthim në skenën vendore të muzikës sivjet, me publikimin e disa projekteve muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

Shiko fotot: