Mimoza Shkodra, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë, por, ajo është shumë aktive në mbrëmje dhe ahengje familjare brenda dhe jashtë Kosovës.

Jeta e saj është mes Kosovës dhe Zvicrës, vend në të cilin ajo e ushtron profesionin e saj si farmaciste, duke qenë se vazhdimisht është në lëvizje dhe udhëton shpesh, Mimoza poston rregullisht nga jeta e saj shumë e ngarkuar.

Ajose fundmi ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur krejt bardh, madje në njërën nga fotot shfaqet me një ‘duvak’.

Kjo foto ka ngjallë dyshime nëse Mimoza është martuar. Mbetet të shihet nëse fshihet diçka pas këtyre fotove. /ORAinfo/