Pas klipit të Donaldit me Beatrixin, Semi Jaupaj është zhgënjyer nga kjo gjë me mikun e saj më të mirë, Donaldin, duke qenë se ka qenë në lidhje dashurie me Bora Zemanin, mikeshën e saj më të mirë prej vitesh.

Semi ka kërkuar nga Arbana që t’ia thotë disa gjëra Donaldit, por që kjo e fundit nuk e ka lejuar.

Madje, këngëtarja, njëherit shoqja e ngushtë e Bora Zemanit ka thënë se do që Donaldi t’ia rikthejë edhe arushin që ia ka lënë atij.

Kjo gjë nervozoi tej mase Semin e cila derisa opinionistët po kritikonin Donaldin, ajo është larguar nga studio.