Posa përfundon sezoni i verës, sezoni i ndejave dhe festave të shumta dhe posa hyjmë në vjeshtë, tërë fokusi përqendrohet në festën më të përfolur të kësaj sezone, Halloween.

Është pikërisht kjo festë që shfytëzohet nga persona të rën.domtë e sidomos Vip që të marrin një vëmendje ekstra me përgaditjet e tyre ekstravagante.

Shumica madje shpenzojnë edhe shuma të majme në kostume vetëm që të duken më së miri dhe më së veçanti gjatë kësaj feste të tetorit.

Edhe pse janë disa ditë që na ndajnë nga Halloween, kjo nuk ka ndalur Morena Tarakun që të fillojë përgaditjet rreth kësaj nate.

Ajo, së fundmi, në profilin e saj në instagram ka postuar disa foto ku shfaqet e veshur si ninja me shpa.të në dorë, veshje kjo të cilën e ka siguruar nga partnerët e saj FashionNova.

Përmes kësaj veshjeje, Morena përveç linjave trupore të.rheqëse, gjithashtu ka sh.faqur edhe shpirtin e saj luft.arak. /ora