Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum. Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.

“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.

Teksa të gjithë po prìsnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i surprìzi të gjithë me një postim në Instagram ku shfàqej duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e zbùloi.

Të gjithë ndjekësit nisën menjëherë dyshimet se mashkulli misterioz është pikërisht ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi dhe fansat mendonin se këngëtarja e ka zgjedhur atë për klipin më të ri muzikor.

Dhe kështu është e vërteta! Enca ka publikuar ditën e sotme projektin e shumëpritur dhe kënga me titull “Rakia” dhe ka sjellë në klipin e saj protagonist Beartin. Epo, tani nuk ka më dyshìme nga fansat!

Para pak ditësh Enca ka zbùluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lènë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.

“Ti ke më shumë fansa të huaj, kështu që pse flet në gjuhën tënde? Bëje si në Dubai”, i ka shkruar dikush.

“Bëj më të mirën time për të respektuar fansat e mi, shqiptarë dhe të huaj, kështu që përpìqem t’i përzìej bashkë të dyja gjuhët. Këngë ndërkombëtare vjen së shpejti”, është përgjigjur Enca.