Musaen Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Edhe ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetím!

Nga Bahçallëku i Shkodrës 20 vjeçari me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngùl në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtríhej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve.

Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës.

Për Musaenin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë. Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t’iu buzëqeshte të gjithëve.

Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua. As i njohu, por nxítoi ty tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz!

Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël. Edhe ai si Musaeni pranë ‘të vetëve” për një të ardhme.

Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përbàllë po lùftònin njëri-tjetrin. Musaen ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, àrmét krísën.

Musaeni duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shémb në rérë, pas trupave të tjerë të gjàkòsur.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës!

Unë po shkruaj për të, kështu nxítímthi, që ai të mos fshíhet mes numrit të vdékjés, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re. Një ditë do ti tròkas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?