Antonela dhe Mevlani duket se tashmë janë të pandashëm. Që pas daljes nga Përputhen dyshja janë parë shpesh herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundi Antonela dhe Mevlani kanë surprízuar fansat me veprimin e tyre. Një ditë më parë Mevlani ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena” dhe Antonela i ka befasuar të gjithë teksa afrohet dhe e kap për dore duke e shoqëruar për në skénë.

Duket se dyshja kanë sheshuar të gjitha keqkuptimet që kanë patur me njëri-tjetrin në PërPuthen. Mevlan Shaba, një ditë më parë ka festuar 34 vjetorin e lindjes.

Antonela është kujdesur që të surprizojë ish konkurrentin e PërPuthen në këtë ditë të veçantë për të.

I ftuar tek emisioni Top Arena, Antonela ka surprizuar Mevlanin për ditëlindje duke i sjellë një videomesazh nga njeriu më i shtrenjtë.

Nëna e Mevlanit e ka uruar të birin, i cili ishte tejet i emocionuar pas surprizës. Nuk kanë munguar as përqafimet mes Mevlanit dhe Antonelës.