Sot trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, është bërë nostalgjike për babain e saj të tjerë, Tanin e ‘Topit’.

Ai është ndarë tragjikisht nga jeta në maj të vitit 2008 dhe ka lënë një boshllëk të madh në familjen e tij.

Në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here dedikimet e fëmijëve të tij, të cilët tregojnë se e kanë në zemrën e mendjen e tyre çdo ditë.

Sot, Sara ka ndarë në llogarinë e saj një foto shumë të vjetër e të veçantë me të atin, teksa e ka shoqëruar postimin vetëm me një zemër.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet më të tërhequr nga jeta publike. Ledioni nuk është fare aktiv në rrjete sociale, ndërsa Sara shfaqet më rrallë.

Angazhimet personale dhe profesionale sigurisht që i mbajnë larg të tilla impenjimeve, ndaj nuk i shohim shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit apo të djemve të tyre.

Me rastin e 1 qershorit, Sara Hoxha ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një video shumë të ëmbël me dy djemtë e saj, London dhe Roman.

Të dy ata shihen në video duke i dhuruar mami Sarës puthje dhe nxitojnë se cili prej tyre do e përkëdhelë më parë.

Këtë moment kaq të ëmbël Sara nuk ka ngùrrùar ta ndajë me të gjithë ndjékësit, teksa ne na bíe në sy se të dy djemtë, sidomos Roman, janë rritur shumë.