Një vit më parë, reperi shumë i dashur për publikun, MC Kresha u bë baba për herë të parë dhe si fryt i dashurisë me Erzinën, erdhi në jetë një vajzë.

Në muajt e parë pas lindjes, çifti qëndruan në Kanada, por së fundmi familja është kthyer në atdhe dhe fundjavën që lamë pas, ata kanë festuar 1 vjetorin e vajzës në bregdetin e jugut.

Burime për “Prive” bëjnë të ditur se Kresha dhe Erzina e kanë festuar ditëlindjen e vajzës Iza me një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve, në një nga resortet më luksoze të jugut.