Ditën e sotme është trànsmetuar takimi mes Shqipes dhe Giuseppes në natyrë.

Takimi i tyre solli shumë diskutim në studio mes konkurrentëve +40-vjeçarë.

Shqipja është shprehur se ai do vetëm të duket dhe të thotë që unë jam më i miri, ndërsa edhe konkurrentët e tjerë janë të mirë.

Ndërsa konkurrenti italian i është kundërpërgjigjur se ai ka prezencë në emisionin.

I ka çuditur të gjithë deklarata e Giuseppes, i cili i ka thënë moderatores Bora Zemani se po të ishte më i ri do të dilte me të.

“Kam nevojë për një partnere dhe jo femër që të dal të hallakatem”, tha ai fillimisht.

“Po të ishte për bukuri do dilja me Borën që është më e bukura në Shqipëri”, tha Giuseppe.

Kjo deklaratë e italianit që shquhet për xhetilesën e tij shkaktoi të qeshura në emision.

E vënë në siklet, Bora zemani i kërkoi atij që të vazhdoi të flasë për takimin e tij me Shqipen ku në një farë mënyre donte ti thoshte: Mos kalo në botën e çudirave!