Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm shumë të ëmbël mëngjesin e kësaj të premtje. Në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë ardhur në jetë trinjakë.

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden   shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastirliu.

Trinjakët përfitojnë menjëherë 360 000 lekë të reja bonus. Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 për fëmijën e tretë.