Në muajin Mars këngëtarja Çiljeta Xhilaga mbështeti publikisht kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë fushatës elektorale.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe”, u shpreh Çiljeta.

Së fundmi, ajo ka reaguar pas kryesimit të Partisë Socialiste në zgjedhje. Çiljeta ka publikuar një video të Veliajt, krahas së cilës ka shkruar “E paskam pasur këmbën e mbarë aty domethënë”.