Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Ledjana dhe Mevlani deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin në studio. Kjo ka nxitur një reagim nga ish-konkurrenti Eri Aga, i cili i ka thumbur publikisht.

“Ju thashë para 2 javësh. Prisni gjërat e tjera tani se do dalin të gjitha siç ju thashë se nuk ka shans kush të tallet me publikun”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë i ftuar në “Express Rozë”, Eri tha se lidhja e Ledjanës me Mevlanin është skenar dhe se për dy punë javësh do dalin çift bashkë. Konkurrenti shtoi se ata janë vetëm për show dhe se nuk kanë ndjenja për njeri-tjetrin.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur