Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në Abc News. Ajo foli për karrierën e saj dhe sakrificat që i është dashur të bëjë.
Aurelës i ka ngelur në mendje largimi nga vajza e parë Greis, kur kishte vetëm 40 ditë që ishte bërë nënë. Ajo kishte shkuar në Amerikë për të finalizuar një kontratë të firmosur një vit më parë.
Këngëtarja tha se kjo ka qenë një sakrificë shumë e madhe për të dhe përlotej sa herë dikush e pyeste “Si është vajza?”.
“Shumë i dhimbshëm ka qenë udhëtimi im i parë pasi kam lindur Grejsin. Ka qenë një udhëtim që le të themi e kam larë me lot gjithë udhëtimin derisa jam kthyer. Më është dashur të shkoja në Amerikë, kisha rreth një vit që e kisha bërë kontratën. Grejsi ishte vetëm 40 ditëshe. Në 40 ditët e para unë isha dhe e operuar, nuk ishte e lehtë të vishje takat, të dukeshe mirë dhe sa më pyesnin si është vajza përlotesha”, tha Aurela.