Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.
Që nga ai moment, Jonida nuk i ka kursyer fotot e ëmbla pranë saj, duke treguar se i ka ndryshuar jetën. Së fundmi, aktorja ka ndarë një video duke mbajtur Emin në prehër, teksa i përkëdhel dorën.
“Be koje Zot këtë mrekulli që më ke sjellë”, ka shkruar Jonida krahas videos.